Competency framework

Korniza për kompetenca nga projekti SKATE ka për qëllim të sigurojë pasqyrë gjithëpërfshirëse të shkathtësive dhe kompetencave që lidhen me fusha të ndryshme të zhvillimit profesional të domosdoshme për dizajnimin, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e suksesshëm të aktiviteteve inkluzive arsimore me ndihmën e teknologjive digjitale. Ajo bashkon treguesit dhe kompetencat e përfshira në kornizat ekzistuese siç janë Indeksi i inkluzionit, Korniza e kompetencave Entelis +, Udhëzimet për nxënie të përjetshme në teknologjinë asistive dhe Dizajnin universal për nxënie me qëllim që të integrohen elementet specifike të qëllimeve të projektit, të cilat janë: arsimi inkluziv dhe pedagogjitë inkluzive, siç janë diferencimi dhe dizajni universal për nxënie, kompetencat për teknologjinë digjitale (ndihmëse) dhe përfshirja digjitale dhe arsimi dhe kujdesi inkluziv për fëmijërinë e hershme.