Guidelines

Udhëzimet për SKATE për klasat inkluzive për mësimdhënësit në arsimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve (ECEC), kanë për qëllim t’i sigurojnë aspektet kryesore teorike të përmbajtjes dhe fokusit në programet për nxënie të zhvilluara në projektin SKATE. Udhëzimet ofrojnë pasqyrë të çështjeve të ndryshme që konsiderohen thelbësore për përdorimin përkatës të teknologjive digjitale në kushte inkluzive arsimore për nxënësit e rinj (nga 0-6 vjeç). Në veçanti, udhëzimet ofrojnë pasqyrë të koncepteve kryesore të aftësisë së kufizuar, teknologjisë digjitale dhe arsimit inkluziv, pasqyrë të parimeve themelore teorike të kreativitetit dhe nxënies në arsimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme dhe termin arsim dhe kujdes inkluziv  arsimor të fëmijëve. Ata gjithashtu shqyrtojnë rolin e teknologjisë në programet për nxënie të dizajnuara në mënyrë universale, si dhe se si përdorimi i teknologjisë së lartë dhe të ulët mund të nxisë fëmijët me nevoja të veçanta individuale ose nevoja të reja të veçanta ku aktivitetet arsimore nuk mund të bëhen inkluzive në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Për më tepër, udhëzimet përqendrohen në implementimin e teknologjive përmes përdorimit të teknologjisë mejnstrim (për shembull, tabletave) dhe teknologjisë asistive (për shembull, komunikimit të rritur dhe alternativ) veglave dhe teknologjive të reja të teknologjisë së lartë (robotikë, kinematikë, pajisje sigurie për bartje, mjedise të simuluara, lodra të mençura), si dhe strategjive për teknologjinë e ulët (të gjitha shpesh quhen teknologji arsimore në kuptimin më të gjerë për të nxitur zhvillimin e kompetencave kognitive, intelektuale, komunikuese dhe sociale. Dokumenti ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e përmbajtjes së programeve për nxënie SKATE dhe është referencuar si një nga resurset për lexim që i përmban temat kryesore me theks në programin mësimor SKATE dhe materialet për nxënie.