Pasqyrë e literaturës dhe kornizës metodologjike
Detyra e parë e projektit SKATE përfshinte hartëzimin, vlerësimin dhe qasjet novatore për teknologjinë inkluzive në arsimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme. Për këtë qëllim, konsorciumi ka punuar në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe informacioneve nga revistat dhe librat shkencorë, përmbledhjet nga konferencat evropiane dhe ndërkombëtare për nxënie të mbështetur nga teknologjia në arsimin e hershëm të fëmijëve. Pasqyra dhe analiza e literaturës konkretisht kishte të bënë me çështjet e arsimit inkluziv në fëmijërinë e hershme dhe rolin e praktikave të edukatorëve në përdorimin e teknologjisë, me qëllim që të përcaktohen praktikat më të mira, strategjitë e reja, barrierat, faktorët e suksesit dhe dështimit, përmes studimeve të rastit dhe hulumtimeve të tjera, dëshmive, si dhe zbatimin e mundshëm të Dizajnit universal për nxënie në arsimin në fëmijërinë e hershme. Pritet që analiza të ndihmojë konsorciumin që të identifikojë aspektet kryesore të kornizës teorike dhe metodologjike të projektit, me qëllim që të definohen rrugët e individualizuara arsimore në kushte inkluzive për të gjithë nxënësit, e veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe/ose nevoja të veçanta arsimore, duke i përmendur rolin e mjedisit, e veglave, e materialeve, e edukatorëve dhe të përdorimit të teknologjive.