Dhomë inkluzive për aktivitete e bazuar në teknologji – aktivitete në kopshtet pjesëmarrëse!
Gjatë fazës së dizajnimit, anëtarët e kopshteve, me mbështetjen e ekspertëve për teknologji asistive, dizajnuan 21 aktivitete inkluzive në klasë duke përdorur TIK dhe TA. Qëllimi ishte që të forcohet pjesëmarrja e të gjithë fëmijëve, e veçanërisht pjesëmarrja dhe përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Me këtë rast, ekipet nga kopshtet përdornin dy shabllone: 1) Shabllonin UseCase, për përshkrimin e profilit të fëmijëve të identifikuar si fëmijë me nevoja të veçanta arsimore dhe 2) Shabllonin për aktivitet, i cili mbështet zhvillimin e aktivitetit inkluziv të bazuar në teknologji në dhomat për aktivitete. Këtu mund t’i merrni dy shabllonet.
Në të katër vendet që janë pjesë e projektit, përafërsisht 330 fëmijë të moshës parashkollore, me dhe pa NVA, nga 14 institucione parashkollore, janë përfshirë në aktivitetet inkluzuve të bazuara në teknologjinë në dhomat për aktivitete.
Disa nga teknologjitë (TIK dhe TA) të përdorura gjatë këtyre aktiviteteve në klasë ishin: tabelë interaktive, LED tabelë, projektor, altoparlant Bluetooth, softuer edukativ, tastaturë BigKeys, BigTrack (trackball), sistem për lojëra edukative Osmo për iPad, tabletë, C-pen, sensorë, sekuencioner digjital i përrallave, foto album për të folur, GoTalk, pikto mur folës (TouchandTalk), kapëse për veshje që flasin, CBoard, adapterë dhe simbole për komunikim të rritur dhe alternativ (AAC).
Some examples of technology-based inclusive classroom activities
Në vende të ndryshme është zbatuar: rrëfimi i përrallave me sekuencimin dhe strukturën e përrallës me përdorimin e CBoard; dallimin e shkronjave dhe fonemave – shkronja të vogla dhe të mëdha me etiketimin e fotove dhe shkrim kopjim (p.sh. nga shkronja të vogla deri të mëdha) me përdorimin e tastaturës BigKeys; përdorim të sekuencionerit digjital të përrallave/ foto album që flet gjatë rrethit të mëngjesit; përdorimi i Osmo për të gjithë fëmijët në njërin nga këndet për nxënie; dhe nxënie të rrokjeve të ndryshme me përdorimin e S-lapsit kimik.
Pas zbatimit të aktiviteteve inkluzive të bazuara në teknologji në dhomat për aktivitete, 22 anëtarë të ekipeve të kopshteve dhe 53 prindër i vlerësuan aktivitetet në të cilat ishin përfshirë, me plotësimin e anketës (kishte një për anëtarët e ekipeve të kopshtee dhe një për prindërit). Notat ishin kryesisht pozitive.
Dy citate nga anketat:
📍 “Vegël shumë e dobishme [Osmo], duhet të marrim guximin për ta përdorur sa më shumë në dhomën për aktivitete, jo vetëm në punën individuale” (edukator)
📍 “Ne jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur nga kjo pajisje [AAC]. Djali ynë vërtetë ka ndryshuar (pozitivisht) për shkak të kësaj”. (prindër)