Anketa prindër dhe mësimdhënës

A e dini se 116 mësues dhe prindër e kanë plotësuar anketën tonë onlajn?
Si pjesë e hulumtimit tonë, ne dërguam anketë onlajn për të mbledhur informacione për përdorimin e teknologjive kryesore dhe asistive në arsimin e hershëm inkluziv për fëmijë dhe pajisje për kujdes.
Gjithsej, 116 mësimdhënës dhe prindër nga Italia, Qiproja, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Belgjika i kanë ndarë gjetjet e tyre me ne!
Dëshironi të mësoni më shumë për atë se çfarë kanë thënë?

#A-e-dinit-se…
Shumica e prindërve nga anketa joni thanë se përdorin teknologjinë mejnstrim në klasat e fëmijëve të tyre.

#A-e-dinit-se…
98% e mësimdhënësve nga anketa jonë konfirmuan se konsiderojnë se përdorimi i teknologjisë është i dobishëm për të promovuar aktivitete inkluzive!

#A-e-dinit-se…
Shumica e prindërve nga anketa jonë konfirmuan se do të donin të jenë të informuar për atë se si teknologjia mund të përdoret në arsimin inkluziv.

#A-e-dinit-se…
Prindërit konfirmuan se teknologjia më e shpeshtë që përdoret për arsimin inkluziv është kompjuteri personal, e më pas tableti, tabela interaktive dhe telefonat e mençur.

#A-e-dinit-se…
Rreth 80% e mësimdhënësve kanë deklaruar se u mungonin udhëzimet ose protokollet për përdorimin e teknologjisë në mjediset për arsimin e hershëm për fëmijë dhe kujdesin për të promovuar aktivitete inkluzive.

#A-e-dinit-se…
Fitohet përshtypje se barrierat për përdorimin e teknologjisë asistive lidhen kryesisht me kompetencat e mësimdhënësve dhe resurset që janë të arritshme.
